Të shtunën në Spitalin e Pejës janë shtruar nëntë persona si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vrellë të Istogut.
Dy prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku”, thuhet në një njoftim të Spitalit të Pejës.
“Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi. Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”.

