Daut Haradinaj thotë se mund të shmangen zgjedhjet në prill: Unë i votoj këta emra për president

by informim peje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në një intervistë në Kanal 10, ka thënë se zgjedhjet e prillit mund të shmangen dhe të mos shkohet në dy palë zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit.

Haradinaj ka përmendur disa emra specifik, të cilët thotë se do t’i votonte nëse do të propozoheshin.

banner

Për aktivistin shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, Daut Haradinaj, ka thënë se do të zgjohej edhe në këmbë për ta votuar.

Gjithashtu ka përmendur edhe Xhim Xhemën dhe Rrustem Gecin si emra të tjerë.

“Nëse vjen një nominim i Harry Bajraktarit prej Amerike kandidat për president, jo veç që e votoj, po çohna në këmbë kur e votoj. Ose Rrustem Geci, ose Xhim Xhema, ose tjetër. Kemi na emra të përveçëm, mos i paragjykoni gjërat”, ka thënë Haradinaj./GazetaExpress./

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy