KQZ certifikon rezultatet për Prishtinën, Mamushën e Junikun

by informim peje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të tri komunave: Prishtinë, Mamushë dhe Junik.

Ky vendim vjen pas konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) se procesi i shqyrtimit të ankesave për këto komuna është përmbyllur.

banner

Gjatë mbledhjes, KQZ prezantoi gjithashtu raportin për fazën përgatitore të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komune, i cili do të zhvillohet më 9 nëntor 2025.

Autoritetet njoftuan se shpërndarja e materialit zgjedhor ka përfunduar. Procesi u zhvillua në disa etapa: më 5 dhe 6 nëntor, në Qendrat Komunale të Numërimit u shpërndanë kutitë e votimit, kabinat dhe materialet administrative.

Sot, me 8 nëntor, nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, u shpërndanë fletëvotimet, listat e votuesve, ngjyra matrikulare dhe vulat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy