Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Naim dhe Driton Morina, në fshatin Gollubovc të Malishevës, më 6 nëntor.
Lajmin për media e ka bërë të ditur Lekë Muqaj, zëdhënës në Gjykatën Themelore të Gjakovës.
Sipas Lekajt, i njëjti dyshohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj A.I. për dy vepra penale – ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Masa e paraburgimit llogaritet nga data 7 nëntor deri më 6 dhjetor 2025”, ka thënë Muqaj.

