Inter Miami është kualifikuar në çerekfinale të play-offit në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.
Skuadra e udhëhequr nga ish-yjet e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë, 4 me 0, ndaj Nashville në ndeshjen e tretë të fazës së 1/8 së finales.
Protagonist i ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili realizoi dy gola, ndërsa Allende shënoi dy të tjerë për të vulosur kualifikimin e ekipit nga Florida në fazën tjetër të garës

