Medon Berisha: Dua të shkoj në Botëror me Shqipërinë

by Nexhat

Mesfushori shqiptar Medon Berisha vazhdon të shkëlqejë në kampionatin italian, duke u shpallur “Lojtari i ndeshjes” për të dytën herë radhazi.

Megjithatë, ndryshe nga fitorja e fundit në Firence, këtë herë çmimi nuk e gëzoi shumë lojtarin e Lecces, pas barazimit pa gola ndaj Veronës.

banner

“Një shije e hidhur. Sinqerisht, nuk jam shumë i interesuar për çmimin, doja të fitoja. Bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe mund të kishim marrë tre pikët”, tha Berisha pas ndeshjes.

Ai shtoi se skuadra duhet të përmirësojë efikasitetin në sulm.

“Duhet të përfundojmë më mirë në sulm; patëm dy ose tre raste të mira. Tani vjen ekipi kombëtar për Kupën e Botës? Le të shpresojmë”, u shpreh mes të tjerash mesfushori.

Lecce vazhdon të tregojë rritje në performancë, ndërsa Berisha po konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në këtë fillim sezoni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy