“Akuzat ndaj Ballukut me keq se rasti i Veliajt”, Kulluri: Rama në vështirësi esktreme, heshtja tregues i qartë!

by Nexhat

Analisti, Edvin Kulluri, theksoi se marrja në akuzë e Belinda Ballukut krijon më shumë vështirësi ndaj pozitave të kryeministrit Edi Rama, në krahasim me rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

Kulluri theksoi se Veliaj nga ana ligjore mban I vetëm përgjegjësi ndaj Bashkisë, kurse sipas tij, Balluku ka pushtet të deleguar nga kryeministrit.

banner

“Do vinte dita që dardha pas shpine do mbaronte. Marrim shembullin e Veliajt në të cilën Rama u vu në një vështirësi mjaft të madhe. Përndryshe për sa e mbajti në mënyrë të sforcuar tre muaj megjithëse i kishte mbaruar afati i paraqitjes.

Imagjinoni sa probleme është marrja në akuzë e Ballukut. Sepse në fund të fundit Veliaj ishte vetë përgjegjës për Bashkinë që drejtonte. Pra distanca ligjore mes qeverisë dhe bashkisë është reale. Pa dyshim që ka qenë benjami i Edi Ramës por është i zgjedhur drejtpërdrejt

Por në fund të fundit kryebashkiaku drejton një organ të vetëqeverisjes vendore. Kur flasim për zv.kryeministrën që i delegohet e porosi pushteti dhe është njeriu më i afërt. Do të thotë që Rama këtu është aq keq sa nuk po flet dot më për dardha. Hesht dhe ka mbyllur gojën Dhe heshtja e Ramës është tregues i një vështirësie ekstreme.”, tha Kulluri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy