Mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme në Shqipër në pesë bashki, pjesëmarrje e ulët

by Nexhat

Në pesë bashki të Shqipërisë, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik u mbajtën këtë të diel zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qytetarët patën mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur, sipas Kodit Zgjedhor, u mbyll zyrtarisht procesi i votimit, shkruan Euronews Albania.

banner

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë; në Berat mbi 82 mijë; në Cërrik afro 39 mijë; në Mat 29 mijë; ndërsa në Tepelenë 12 mijë. Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por ka mbështetur kandidatët e pavarur.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 efektivë policie, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe qendrat e votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 pjesëmarrja ka qenë 18.55%, më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Një ndër arsyet kryesore të këtij niveli të ulët është moti i keq, që ka përmbytur disa rrugë në Vlorë, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët vetëm 12%.

Në Berat pjesëmarrja ka qenë 19.84% (4,557 zgjedhës), në Cërrik 23.49% (1,467 qytetarë), në Mat 39.99% (4,019 zgjedhës) dhe në Tepelenë 32% (965 votues).

Me mbylljen e qendrave të votimit, procesi tashmë pritet të vijojë me numërimin e votave në secilën bashki.

Incident në Cërrik, flet komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

Anëtari i komisionit të qendrës së votimit ka folur për “Euronews Albania” lidhur me problematikat e hasura në Cërrik. Ai theksoi se përdorimi i telefonit nga vëzhguesit janë dërguar pranë protokollit të KZAZ. Ai shtoi se një tjetër keqkuptim ishte një rast ku bashkëshorti u afrua të ndihmonte gruan e tij. Sipas tij procesi i votimit vijon normalisht deri në mbylljen e saj,

Incident në Berat, gazetari i Euronews AL ndalohet të raportojë zgjedhjet

Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka qenë pjëse e një incidenti të ndodhur pak më parë këtë të diel në Berat në një nga qendrat e votimit në Berat. Gazetari është parë të debatojë me një nga komisionerët që ka bërë tentativë për mos të lejuar gazetarin të raportojë, i cili është në përputhje të plotë me ligjin zgjedhor për qenë pranë qendrave të votimit për raportim.

Berat, Ndërpritet energjia elektrike në dy qendra votimi, automati bie nga vetëtimat

Reshjet e shiut kanë sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në dy qendra votimi në Berat. Mësohet se energjia elektrike është ndërprerë për 10 minuta. Më tej bëhet me dije se automati ka rënë nga vetëtimat. Procesi ka vijuar në normalitet pas rikthimit të energjisë. Gazetari i “Euronews Albania”, Ardit Hoxha gjatë raportimit lidhur me ndërprerjen e energjisë ka patur edhe një debat me komisionerët të cilët nuk kanë dashur ta lejojnè që të raportojë.

Pse kishte pjesëmarrje të ulët të të rinjve?, Celibashi komenton fenomenin

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi,  ka komentuar pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në zgjedhjet e pjesshme. Ai u bëri thirrje forcave politike që të ndërmarrin nisma konkrete për të rritur angazhimin e të rinjve në proceset zgjedhore.

“Është trend edhe në vende të tjera që ky grup votuesish nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian, apo edhe global, për aq sa unë e njoh që është kështu. Ne kemi bërë shumë për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor, por edhe partitë politike dhe organizata të ndryshme duhet të punojmë në nxitjen e kësaj grupmoshe për të qenë më të interesuar”, tha Celibashi.

Policia Elbasan: Nuk ka qytetarë në qendrat e votimit

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me denoncimin e kandidatit të Shqipëria Bëhet në Cërrik, Eligert Hima, i cili deklaroi se ka prani të personavce që intimidojnë qytetarët në qendrat e votimit.

“Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 13% e zgjedhësve

Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Ilrjan Celibashi tha në komunikimin me mediat se pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki deri në orën 13:00 është 13,09 për qind.

Bashkia Mat ka deri tani pjesëmarrjen më të lartë, me 29,46 për qind dhe Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët me vetëm 8, 51 për qind të votuesve.

KQZ publikon shifrat, sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

Sipas KQZ deri në orën 11:00 kanë votuar 8, 38 për qind e votuesve. Pjesëmarrja më e lartë deri në këtë orë është regjistruar në bashkinë Mat me 19, 51 për qind, ndërsa më e ulëta është në bashkinë Vlorë ku deri në orën 11 kishin votuar vetëm 5 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote

Celibashi: Procesi i numërimit në 5 bashki do mbyllet të hënën në mesditë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij në deklaratë për mediat ka bërë me dije se të hënën në mesditë do të përfundojë procesi i numërimit në 5 bashki. Sipas tij pritet që ky proces të përfundojë nesër në mesditë.

“Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë”, tha Celibashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy