Moment tragjik në ndeshjen e ligës së dytë në Spanjë, një tifoz humbi jetën në tribuna

by Nexhat

Futbolli spanjoll përjetoi një moment tragjik të dielën gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë mes Ceutës dhe Almerías.

Takimi, që në atë moment ishte 1-1, u pezullua në pjesën e parë pasi një tifoz pësoi arrest kardiak në tribunën pas portës që mbrohej nga Guille Vallejo.

banner

Gjyqtari Alejandro Morilla ndaloi lojën në minutën e 17-të pasi u njoftua për urgjencën mjekësore.

Paramedikët e Kryqit të Kuq, së bashku me mjekët e pranishëm në stadium, kryen reanimim për disa minuta, përpara se personi të nxirrej nga stadiumi me barelë drejt ambulancës që po priste jashtë.

Pavarësisht përpjekjeve, tifozi, fatkeqësisht, ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në Spitalin Universitar.

Klubi i Ceutës e njoftoi lajmin përmes altoparlantëve të stadiumit, dhe gjyqtari vendosi të ndërpriste përfundimisht ndeshjen në shenjë respekti për ngjarjen e rëndë.

Para incidentit tragjik, ndeshja kishte qenë mjaft e luftuar. Ceuta kaloi në avantazh që në minutën e 2-të, kur Kuki Zalazar shënoi pas një krosimi nga Matos që u përplas në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë.

Ky gol e detyroi Almerían të dilte më përpara, dhe në minutën e 36-të barazoi me një goditje dënimi nga distanca të Adrián Embarba, që i shpëtoi duarve të Vallejos dhe u fut në portë.

Të dy skuadrat kishin raste për të kaluar në epërsi para pushimit – Chirino gjuajti ngjitur me shtyllën, ndërsa Marcos ishte pranë golit në minutat shtesë – por gjithçka mori fund pas emergjencës shëndetësore.

Ndeshja do të riluhet në një datë të re që do të përcaktohet nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Të dy klubet, Ceuta dhe Almería, shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e tifozit të ndjerë, në një pasdite të dhimbshme për futbollin spanjoll.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy