Skandali me rezervat shtetërore: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit

by informim peje

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj saj lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja përmes një postimi në profilin e saj në facebook.

banner

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.

Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy