Ekzekutimi i Gilmando Danit, Berisha: Atentati nuk mund të ndodhte veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit

by Nexhat

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një mesazh në rrjetet sociale ka reaguar për atentatin e sotëm në Rinas, ku mbeti i vdekur një nga emrat e njohur të botës së krimit, Gilmando Dani, dhe u plagos personi që e shoqëronte, agjenti i Mbikqyrjes policore.

Berisha shkruan se ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit.

banner

Mesazhi i plotë

Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzektutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit

Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit te ketij sherbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy