Rrahje e dhunshme në Istog, njëri tenton ta godasë tjetrin me veturë – një i arrestuar, një në arrati

by informim peje

Një përleshje fizike u raportua të ketë ndodhur dje në Istog.

Në rast ishin të përfshira dy persona, të cilët u rrahën mes vete dhe të njëjtit përdoren edhe mjete të forta.

banner

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, më datën 11.11.2025, rreth orës 16:00, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё rrugёt ‘Mullinjёt e Istogut’ dhe ‘Fadil Ferati’ nё Istog.Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me me veturё, me ç’rast ka dëmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, ёshtё arrestuar njёri nga tё dyshuarit dhe tё njëjtit i ёshtё ofruar ndihmë mjekёsore pasi qё ishte i lënduar, ndёrsa i dyshuari tjetёr i njohur pёr Policinё gjendet nё arrati”, transmeton lajmi.net.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy