Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë – ndalohen një burrë dhe një grua në Leposaviq

by informim peje

Një burrë dhe një grua janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, gjatë patrullimit të njësitit policor në atë zonë.

banner

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti është inicuar dhe do të procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy