Podujevë: Gjendet një granatë dore, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja – dy të arrestuar

by informim peje

Dy persona janë arrestuar të martën në Podujevë, pasi që tek njëri prej tyre është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes – granatë dore.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për posedim të mjetit shpërthyes, ndërsa tjetri për moslajmërim të veprës penale.

banner

“Njësia për deminim e KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy