PRIZREN/ Kërkohet paraburgim për arrestuarin për vjedhje të rëndë

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.Gj., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 23:50, në rrugën “William Wolker” në Prizren.

banner

 I pandehuri dyshohet se ka depërtuar në banesën e të dëmtuarës V.K., duke shfrytëzuar faktin se ajo ishte jashtë shtetit dhe duke pasur çelësat e derës. Nga banesa, ai dyshohet se ka marrë para të gatshme 3.000 euro, ari: 15.000 euro, si dhe 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro”, thuhet në njoftim

Sipas Prokurorisë, dëmi total material i shkaktuar dyshohet të jetë rreth 21.000 euro.

Prokuroria Themelore në Prizren  therkson se do të vazhdojë të luftojë kriminalitetin dhe të sigurojë sundimin e ligjit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy