Meloni konferencë të përbashkët me Ramën: Ndajmë të njëjtin vizion në arenën ndërkombëtare, Shqipëria sillet si një vend i BE-së

by Nexhat

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vlerësuar marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas saj, Shqipëria po tregohet si një partner i besueshëm dhe po vepron tashmë “si një vend i Bashkimit Evropian”.

Meloni njoftoi se pas pak ditësh pritet të hapet kapitulli i fundit teknik për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke e cilësuar këtë si një hap vendimtar në procesin e integrimit.

banner

“Do të ishte e rëndësishme që negociatat të përfundonin gjatë periudhës kur Italia do të mbajë kryesinë e Bashkimit Evropian, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026,” – u shpreh Meloni.

Ajo shtoi se për Italinë, procesi i zgjerimit të BE-së duhet parë jo si një shtim i vendeve anëtare, por si një ribashkim i Evropës. “Shqipëria është një vend evropian. Detyra jonë është të ndjekim këtë proces me seriozitet dhe me ritëm sa më të shpejtë,” – përfundoi Meloni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy