Deçan: Tre të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

by informim peje

Janë arrestuar tre burra në Deçan, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një prej, një grinder paisje për bluarjen e narkotikëve, tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një palë dorëza dhe një emblemë metali.

banner

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe veturën me të cilën kanë qenë duke udhëtuar u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një sprej, një grinder paisje për bluarjen e narkotikëve, tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë pesha e të cilave nuk është matur, një palë dorëza dhe një emblemë metali. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy