Tragjedi në SHBA: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Cleveland

by engel

Një aksident i rëndë automobilistik në Cleveland, Ohio, ka marrë jetën e dy të rinjve shqiptarë, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, ngjarje që ka tronditur komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në atdhe. Tragjedia ka ndodhur më 11 nëntor, duke lënë pas dhimbje të thellë në familjet Xhaferi dhe Çela.

Pas lajmit të trishtë, të afërmit dhe miqtë e viktimave kanë hapur një fushatë në GoFundMe, me qëllim mbledhjen e fondeve për transportimin e trupave në Shqipëri dhe mbulimin e shpenzimeve të varrimit dhe ceremonive përkujtimore.

banner

Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e dalluar për përkushtimin dhe pasionin ndaj kërkimit shkencor. Ndërsa Albi, 30 vjeç, ishte në përmbyllje të studimeve në drejtësi dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës. Të fejuar dhe të pandarë, ata njiheshin për dashurinë e përbashkët ndaj librave dhe botës së “Harry Potter”, e cila i kishte afruar edhe më shumë.

Miqtë i kujtojnë si dy të rinj të qetë, të dashur dhe plot dritë, që krijonin miqësi lehtësisht dhe linin gjurmë pozitive kudo ku shkonin. “Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në zemrat tona,” shkruajnë organizatorët e nismës.

Familjarët u bëjnë thirrje shqiptarëve kudo në botë që të kontribuojnë sipas mundësive ose të shpërndajnë fushatën, me qëllim që Samira dhe Albi të prehen në atdhe, ashtu siç dëshironte familja e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy