Kombëtarja e Kosovës do të udhëton sot drejt Sllovenisë për një ndeshje historike në stadiumin “Stozhice” të Lublanës.
Megjithëse sfida është e rëndësishme, trajneri Franco Foda ka vendosur që seanca e fundit stërvitore të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në “Stozhice”.
Skuadra do të mbajë konferencën zyrtare për shtyp në Lublanë në orën 18:00, ndërsa për ndeshjen e së shtunës pritet një mbështetje masive nga tifozët e “Dardanëve”, që do të udhëtojnë për të përkrahur përfaqësuesen në këtë sfidë të rëndësishme.
Kosova gjendet në pozitëne dytë në tabelë dhe fitorja kundër Sllovenisë do t’i siguronte fazën “playoff” për kualifikimet në Botërorin 2026.

