Arrestohet një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, dyshohet për mashtrim tatimor, evazion fiskal e pastrim parash

by Nexhat

Një shtetas i Kosovës, S.O. 66-vjeç, është arrestuar në hyrje të Malit të Zi në pikëkalimin kufitar “Bozhaj” që lidh Tiranën e Podgoricën.

Sipas raportimeve të mediave në Podgoricë, ai është arrestuar me urdhër të zyrës së Interpolit në Shkup si i dyshuar për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash.

banner

“Dje, në pikën kufitare Bozhaj, oficerët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare ‘Qendra’, Stacioni i Policisë Kufitare I Podgoricë, kontrolluan një person S.O. (66-vjeç) nga Kosova në hyrje të Malit të Zi. U përcaktua se ndaj këtij personi është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar i Interpolit i lëshuar nga Zyra e Policisë Kufitare e Interpolit Shkup për shkak të pranisë së tij në procedurën penale që po zhvillohet kundër tij me dyshimin për kryerjen e veprës penale të asociimit kriminal për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash”, citon “Vijesti” deklaratën e policisë.

Policia shtoi se vepra penale për të cilën dyshohet S.O. mbart një dënim me burg deri në 10 vjet.

“Ai u privua nga liria dhe u dërgua te gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë për juridiksion të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy