Ngjarja tragjike në Francë, flet nëna e autorit

by Nexhat

Reagimi i nënës së Andon Janaqit, autorit të dyshuar të vrasjes së partneres së tij dhe më pas vetëvrasjes në Francë. Ajo ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar për të sjellë trupin e të birit në atdhe, ndërsa ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për konfliktet që mund t’i kishin çuar drejt kësaj tragjedie.

“Më ndihmoftë shteti të më sjellë trupin e djalit këtu. Unë nuk di gjë se çfarë ka bërë djali andej. Ishin mirë, ishin bukur. Fërkime ka çdo shtëpi”, rrëfen nëna.

banner

Sipas saj, telefonata ka ardhur rreth orës 20:45 nga nusja e djalit tjetër që jeton në Greqi: “Flora, mblidh mendjen, se yt bir kështu ka bërë. Vrau veten e tij dhe nusen”, i është thënë asaj mes lotësh, shkruan A2 CNN.

Ngjarje e rëndë në Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

E tronditur dhe e shkatërruar, ajo ka pohuar se nuk e dinte që situata mes çiftit mund të përfundonte në një akt kaq ekstrem: “Ata kishin fërkime në shtëpinë e tyre, por nuk e di t’i them të sakta se trurin nuk e kam të qetë. Evlat e kishte ajo, evlat e kisha dhe unë. Nuk më vjen mirë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në qytetin Brest të Francës, ku çifti shqiptar u gjet i pajetë në apartamentin e tyre, ndërsa autoritetet franceze po hetojnë pistën e vrasjes së ndjekur nga vetëvrasja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy