“21 Janari”/ SPAK lëshoi fletëthirrje për Berishën, Bardhi: Nuk ka mbërritur në kutitë postare të grupit parlamentar të PD

by Nexhat

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përgjigjes së SPAK për mediat, se është dërguar një fletëthirrje për Sali Berishën në lidhje me çështjen “21 Janari”, në tre destinacione, selinë e PD, Parlament dhe shtëpi.

Bardhi sqaron se në asnjërën prej kutive postare të deputetëve të PD-së në Kuvend nuk ka mbërritur ndonjë njoftim nga Prokuroria e Posaçme.

banner

“Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë”, shprehet Bardhi.

Whatsapp Image 2025 11 14 At 15.29.43

Reagimi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë

Referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje. Vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme apo vetë Kuvendi është në dijeni të rolit dhe përgjegjësive të një grupi parlamentar dhe stafeve të tyre politike, ku “ofrimi i shërbimeve postare” nuk hyn në fushën tonë të përgjegjësisë!

Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë.

Sa më lart, shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy