Huqja e ministres së akuzuar se prokurori special Valdet Gashi s’e ka fituar asnjë rast

by informim peje

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e akuzuar për skandalin e rezervave shtetërore ka sulmuar Prokurorinë Speciale dhe prokurorin Valdet Gashi.

Në konferencën për media, të parën pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj, ajo madje tha se prokurori Gashi bashkë me prokurorin tjetër, Milot Krasniqi nuk kanë fituar asnjë rast.

banner

“Prokuroria vendos të më ndjekë mua politikisht, për të luftuar Qeverinë, e cila atë dhe shefin e tij, Blerim Isufajn, nuk i lejoi të avancohen. Prokuroria Speicale, në krye me Valdet Gashin dhe Milot Krasniqin, që na akuzojnë neve, dy prokuroroë këta kurrë nuk kanë fituar një rast në gjykatë”, ishte kjo deklarata e saj para mediave.

Por, po del se Hajdari t’ia ketë huqur në rastin e prokurorit Valdet Gashi, transmeton Klankosova.tv.

Kjo pasiqë i njëjti që ishte prokuror në rastin “Veteranët” ku më 14 korrik të akuzuarit në rast ishin dënuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i kishte shpallur fajtor dhe i kishte dënuar me nga një vit burgim 10 të akuzuarit në rastin “Veteranët”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy