Ancelotti përqendrohet te mbrojtja e Brazilit para miqësores me Senegalin

by Nexhat

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, po punon për të përmirësuar mbrojtjen e skuadrës, duke e konsideruar atë çelësin për suksesin në Botërorin 2026.

Ai planifikon të përdorë një formacion eksperimental mbrojtës në miqësoren kundër Senegalit, të shtunën në “Emirates” të Arsenal.

banner

Humbja 3-2 ndaj Japonisë muajin e kaluar ka qenë alarm për Ancelott. Në pesë ndeshjet e para, Brazili kishte pësuar vetëm një gol, por përballja me Japoninë ka treguar se mbrojtja duhet të forcohet.

“Mbrojtja ka qenë pjesë kyçe në triumfet e fundit të Brazilit në Botëror”, ka thënë Ancelotti, duke marrë shembull nga skuadrat kampione të 1994 dhe 2002. “Një ekip me lojtarë të jashtëzakonshëm që shijonin lojën, por dinin të mos ekspozoheshin. Mbrojtja solide ndihmon lojtarët e klasit të bëjnë diferencën”.

Senegali është një nga dy ekipet që Brazili nuk ka mundur kurrë të mposhtë, së bashku me Norvegjinë. Rezultatet e mëparshme janë një barazim në 2019 dhe një humbje në 2023

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy