Ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në spitalin e Traumës punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani.
Ai mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit më 11 nëntor, ku u ekezekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, i besuari i Emiljano Shullazit.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se i plagosuri i Rinasit ka ndërruar jetë në orën 3 të mëngjesit. /A2

