Xhiroja e 17-të: Feronikeli kryeson, Vushtrria, Dinamo dhe Vëllaznimi ndjekin me 34 pikë

by informim peje

Kanë përfunduar takimet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ku Feronikeli vazhdon të mbajë kryesimin e tabelës.

Skuadra e Feronikelit mposhti Ramiz Sadikun 1-0 dhe ruan vendin e parë me 36 pikë.

banner

2 Korriku fitoi 2-0 ndaj Trepçës së Mitrovicës, Istogu mposhti Prizrenin në shtëpi, ndërsa KEK-u i siguroi tre pikë të rëndësishme përballë Besës së Pejës.

Pas këtyre rezultateve, Feronikeli vazhdon të kryesojë renditjen, e ndjekur nga Vushtrria, Dinamo e Ferizajit dhe Vëllaznimi, të gjitha me nga 34 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy