Parashikimi i motit për të hënën

by informim peje

Të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Më të theksuara vranësirat do të jenë në pjesën perëndimore, ku parashikohen edhe reshje lokale shiu.

Gjatë orëve të mbrëmjes, reshjet mund të shtrihen gradualisht edhe në disa rajone të tjera të vendit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për ndonjë vetëtimë apo bubullimë të izoluar.

banner

Era do të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi, herë pas here e fortë në mënyrë lokale, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 15 deri në 59 km/h.

Temperaturat do të vazhdojnë të mbeten të larta për këtë periudhë të vitit. Minimalet do të lëvizin nga 4 deri në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 20°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy