Tallja me festën e Kurtit e VV’së në Mitrovicë – zhdukja dhe kthimi i emisionit “Logjikonomia” – çfarë ndodhi

by Nexhat

Gara për të parin e komunës së Mitrovicës së Jugut ka qenë gara që gëzoi vëmendjen kryesore në zgjedhjet lokale të këtij viti. Arsyeja kryesore për këtë ishte fushata e ashpër dhe e pakursyer që Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti, bënë në përkrahje të kandidatit të tyre, Faton Pecit. Përveç prezencës së madhe të Kurtit atje, gjuha e përdorur nga ky i fundit ishte ajo që po ashtu la përshtypje jo të mira në vend.

“Kryetari aktual dhe partia e tij kanë vendos me garu me gumë rezervë. Po nuk shkohet në Mitrovicë me gumë rezervë”, kishte thënë Kurti, për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të kësaj komune, Arian Tahiri.

banner

Kjo gjuhë e Kurtit u shpërfaq edhe në formë kremtimi nga përkrahësit e VV’së në natën që ata festuan fitoren e Pecit. Simpatizantët e VV’së hyn në një sallë të restauronit me goma të veturave.

Pikërisht këtij veprim të militantëve të VV’së që për shumë kë la shije të hidhur, emisioni humoristik, Logjikonomia, ia kushtoi një episod.

Këta të fundit, ironizuan me festën e VV’së në Mitrovicë, duke përqeshur mënyrën e tyre të festimit.

Porse, të njëjtëve, sot, një ditë pasi u lansua episoda, u ndodhi që faqja e tyre në Youtube të fshihet për pak kohë.

Për këtë pati disa reagime. Së pari, ishte juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila mbylljen e kanalit të këtij emisioni e cilësoi ‘’shumë shqetësuese’’.

“Emisioni Logjikonomia qe eshte transmetu mbreme nuk eshte me ne youtube. Jam tu provu me marr info cka ka ndiku ne mbylljen e kanalit te televizionit ne youtube. Shume shqetesuese per bese”, ka thënë Kusari.

Megjithatë, tashmë “Logjikonomia” është rikthyer në Yotube.

Lidhur me këtë ka reaguar Tëvë1, televizion në të cilin transmetohet seriali. Nga ata, është thënë se ndërprerja ka ndodhur për shkaqe teknike.

‘‘Ju njoftojmë se kanali zyrtar i Tëvë1 në YouTube është rikthyer dhe tashmë funksionon normalisht, pas disa orëve të ndërprerjes për shkaqe teknike. Theksojmë se kjo ndërprerje nuk ka asnjë lidhje me serialin “Logjikonomia” apo me ndonjë përmbajtje tjetër të kanalit. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm!’’, thuhet nga TëVë1.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy