Kosova dhe Norvegjia forcojnë partneritetin: Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Ceremonia u zhvillua në Presidencë, ku Osmani i uroi mirëseardhjen diplomatit norvegjez dhe e përgëzon për marrjen e detyrës së re.

banner

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e partneritetit me Norvegjinë, duke vlerësuar marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet dy vendeve. Ajo e cilësoi Norvegjinë si një partner të rëndësishëm dhe afatgjatë të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet ka ofruar ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.

Presidentja ritheksoi gjithashtu rëndësinë e përkrahjes norvegjeze në proceset ndërkombëtare, veçanërisht në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Në bisedë u trajtuan edhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Të dy palët shprehën gatishmërinë për nxitjen e projekteve të reja në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë energjinë, arsimin, inovacionin dhe çështjet e sigurisë.

Ambasadori Bjørnstad u zotua për thellimin e mëtejshëm të raporteve miqësore midis Kosovës dhe Norvegjisë, duke theksuar se vendi i tij mbetet i përkushtuar ndaj stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy