Moti i keq/ Agjencia e Mbrojtjes Civile tregon situatën në terren: I dëmtuar aksi Breg Lumi-Theth, Fushë Arrëzi pa drita, Lezha…

by Nexhat

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një bilanc të situatës në terren sa i takon motit të keq që ka përfshirë vendin. Mësohet se situata paraqitet kryesisht e qetë. Si pasojë e reshjeve, në qarkun e Shkodrës u dëmtua aksi Breg Lumi-Theth.

NJOFTIMI
Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.

banner

Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy