Situata në pikën kufitare në Jarinjë është e qetë. Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, e cila po qëndron në këtë pikë bën me dije se një numër i vogël i qytetarëve janë në afërsi të kësaj pike kufitare.
“Para pak minutash aty ka pasur numër më të madh të motoçiklistëve, ndërsa tani ata janë tërhequr dhe sipas zyrtarëve policorë nuk ka pasur tentativa nga ana e tyre për t’u futur në territorin e Republikës së Kosovës”, raporton gazetarja e RTK-së nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës gjatë ditës ka nisur disa automjete të blinduara drejt kësaj pike kufitare me Serbinë, pasi kishte marrë informata se persona me motoçikleta do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës dhe do të mund të prishnin sigurinë publike.Fotot e mëposhtme janë realizuar në territorin e Serbisë, pak metra nga pika kufitare në Jarinjë./rtk

