Finalja e konkursit Miss Universe, e mbajtur këtë vit në Bangkok, përfundoi me triumfin e 25-vjeçares Fatima Bosch nga Meksika, e cila u shpall fituesja e re e kurorës botërore. Bosch bëhet kështu meksikanja e katërt që merr titullin, në një edicion të shoqëruar nga debate të shumta.
Gjatë muajit, pjesëmarrja e saj u vu në qendër të vëmendjes, pasi ajo u përplas publikisht me organizatorin Navato Icaragracila. Ky i fundit e kishte kritikuar në një takim zyrtar për mungesë të përmbajtjes promocionale dhe madje e kishte kërcënuar me skualifikim. Pas incidentit, disa prej konkurenteve u larguan nga salla në shenjë proteste, ndërsa menaxhmenti i konkursit e përshkroi sjelljen e Icaragricilës si të papranueshme.
Situata u tensionua më tej kur dy anëtarë të jurisë dhanë dorëheqjen, me njërin që akuzoi organizatorët për ndërhyrje në procesin e vlerësimit. Organizata Miss Universe mohoi çdo manipulim.
Pavarësisht polemikave, nata finale zhvilloi spektaklin e saj, ku vendi i dytë shkoi për përfaqësuesen e Tajlandës, Pravenar Singh. Në top-pesëshe u renditën gjithashtu konkurrentet nga Venezuela, Filipinet dhe Bregu i Fildishtë.
Triumfi i Bosch mbetet një prej momenteve më të komentuara të edicionit, duke e shndërruar këtë vit të Miss Universe në një nga më të debatueshmit në historinë e konkursit.

