Hamza: PDK gati për zgjedhje, Kosova ka nevojë për qeveri që punon, jo për improvizime e ikje nga përgjegjësia

by Nexhat

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë është shprehur se PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai tha se janë të bashkuar, të organizuar dhe me vizion të qartë për Kosovën për t’ia kthyer normalitetin, stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve.

banner

Hamza ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon, jo për improvizim dhe ikje nga përgjegjësia.

“Më 28 dhjetor, PDK është gati për fitore. Kosova ka nevojë për stabilitet, unitet dhe një qeveri që punon, që bashkëpunon me akterë të brendshëm dhe partnerë të jashtëm, si dhe që jep rezultate. Jo për improvizim, ndarje dhe ikje nga përgjegjësia. Jemi të bindur dhe besojmë thellë se bashkë me qytetarët, ne do ta hapim një kapitull të ri për vendin”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy