Hamza për dialogun: S’është temë e lehtë, por s’ka alternativë, duhet të përfundojë me njohje reciproke

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e partisë, pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

Pas kësaj mbledhje, Hamza në një konferencë për media shpalosi edhe objektivat e tij për disa çështje, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

banner

Në pyetjen e gazetarëve, Hamza tha se kjo temë s’është e lehtë dhe se asnjë qeveri me dëshirë s’do të merrej me të, por tha se s’ka alternativë.

“Dialogu nuk është temë e lehtë, nuk është temë që asnjëra prej qeverive me dëshirë do të merrej me të, por është pa alternativë. Prandaj, sigurisht se dialogu duhet të vazhdojë, por ne insistojmë dialogu të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfundojë me marrëveshje përfundimtare që nënkupton edhe njohje reciproke. Ky do të jetë insistimi ynë”.

“Ne kemi një platformë të qartë qeverisëse për ekonomi të zhvilluar, stabilitet politik, dialog të përgjegjshëm, sundim të ligjit, investime kapitale dhe integrim euroatlantik”, tha Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy