Spekulimet për një largim të Kenan Yildiz nga Juventus janë duke u shtuar dita ditës.
E përditshmja italiane Tuttosport bën të ditur se klubet nga Premierliga angleze janë duke u interesuar për turkun,dhe gjiganti londinez Arsenal është në avantazh për të siguruar shërbimet e Yildiz.
Përndryshe edhe dy rivalët e Arsenalit Chelsea dhe Liverpool janë futur në garë për të siguruar shërbimet e turkut,por tek gjiganti i Serie A janë të bindur se Kenan nuk do të largohet nga Allianz Stadium pasi ka kontratë deri në vitin 2029,dhe se e vlerëson lartë yllin turk

