KQZ miraton afatet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit

by informim peje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 81-të të këtij viti, nën drejtimin e kryesuesit Kreshnik Radoniqi, ku janë miratuar afatet kohore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Vendimi përfshin gjithë kalendarin e procesit zgjedhor, nga deklarimet e partive e deri te akreditimi i vëzhguesve.

banner

Këto janë pikat kryesore:

– KQZ merr vendim për caktimin e kufizimit të shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve më së voni deri më 24 nëntor 2025;

– Afati për deklarimin e partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhjeve fillon më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;

– Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;

– Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje do të fillojë më 24 nëntor 2025 dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;

– Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara do të fillojë më 24 nëntor 2025 dhe do të përfundohë më 7 dhjetor 2025;

– Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të mbahet më 8 dhjetor 2025;

– Emërimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të bëhet më 26 nëntor 2025;

– KQZ publikon listën e Qendrave të Votimit më 25 nëntor 2025;

– KQZ miraton dhe publikon listën e Qendrave Komunale të Numërimit më 25 nëntor 2025;

– Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit do të fillojë më 26 nëntor 2025 dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025;

– Periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese dhe për konfirmim do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025;

– Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025;

– KQZ certifikon listën votuese brenda dhe jashtë Kosovës më 10 dhjetor 2025;

– Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025;

– Fushata zgjedhore për subjektet politike të certfikuara do të fillojë më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2025, në orën 06:59;

– Periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 11 dhjetor dhe do të përfundojë më 21 dhjetor 2025;

– Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë do të bëhet më së voni më 16 dhjetor 2025;

– Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike do të bëhet më së voni më 16 dhjetor 2025;

– Periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve fillon më 5 dhjetor dhe do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.

Me këtë kalendar, KQZ thotë se ka përmbyllur kornizën e plotë të veprimeve që i hapin rrugë procesit zgjedhor të fundvitit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy