Tensionet në Big Brother VIP Kosova janë thelluar, ndërsa që në ditët e para të qëndrimit të saj brenda shtëpisë, 18-vjeçarja Elijona Binakaj është përfshirë në një sërë situatash të sikletshme dhe të debatueshme.
Pamjet e transmetuara së fundmi tregojnë momente ku Elijona është vënë nën presion të fortë nga disa banore, sidomos Benita dhe Alba, të cilat janë parë duke e kufizuar lirinë e saj të veprimit dhe duke ushtruar presion psikologjik.
Ndërsa situata po përshkallëzohet, familja e Elijonës ka publikuar një deklaratë të fortë ku shpreh shqetësim për mirëqenien e vajzës së tyre brenda programit.
Sipas tyre, ajo çfarë po ndodh nuk mund të fshihet pas konceptit të “lojës”, pasi sjelljet e përsëritura ndaj Elijonës e tejkalojnë këtë kufi. Familja Binakaj i ka bërë thirrje Vëllait të Madh që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar provokimet dhe sjelljet që mund të rrezikojnë stabilitetin emocional të një vajze kaq të re.
Reagimi i plotë
Gjatë orëve të fundit kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata të transmetuara nga shtëpia e Big Brother, ku Eliona është vendosur nën presion psikologjik dhe sjellje të papranueshme nga disa banorë. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje.
Ne kërkojmë me urgjencë që produksioni të ndërhyjë menjëherë, të vlerësojë situatën me seriozitet dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar mirëqenien, sigurinë dhe të drejtën e Elionës për të qëndruar në një ambient të shëndetshëm e të drejtë.
Eliona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me forma presioni apo provokime që tejkalojnë kufijtë e lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm.
Faleminderit të gjithëve që tregoni kujdes dhe mbështetje.”
https://www.instagram.com/reel/DRS6Ef8iGYr/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

