Balluku para GJKKO: Seancë për përcaktimin e kushteve të sigurisë – hetime për tenderat e Llogarasë dhe Unazës së Madhe

by engel

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për verifikimin e masave të sigurisë ndaj ish-ministres Belinda Balluku, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit, të tre të përfshirë në procedimin penal nr. 136/2025 të SPAK-ut.

Hetimet lidhen me dy tendera të rëndësishëm publikë: atë të tunelit të Llogarasë dhe lotin nr. 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku sipas dyshimeve, kontraktorët janë paracaktuar në kundërshtim me ligjin. Të tre të pandehurit akuzohen për shkelje të parimeve të barazisë në garë.

banner

Dy ditë më parë, GJKKO vendosi masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Ndërkohë, drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjylja, dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi, u vendosën në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e mëtejshëm të kushteve të sigurisë, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për zbardhjen e mënyrës së zhvillimit të tenderave që përfshijnë projekte me vlerë të lartë financiare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy