Halimi, Kurtit e Muratit: Kthejuni arsyes shtetërore, buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet

by Nexhat

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet.

Ajo i është drejtuar Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit, duke u thënë kthejuni arsyes shtetërore.

banner

“Lojërat politike dhe taktikat akuzuese ndaj tjerit, në kurriz të qytetarëve të Kryeqytetit duhet të marrin fund.  Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndryshe, kjo qasje nuk lidhet më as me politikë, por me ndjeshmërinë ndaj njeriut si qenie. Jo të premten pasdite, po secilën ditë”, tha ajo.

Halimi u shpreh gjithashtu se Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato sipas saj, i ka bllokuar Qeveria

“Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve.  Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit:  Qytetarë mos lejnoni t’ju mashtrojnë! Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore”, ka shkruar Halimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy