Wimbledon: Carlos Alcaraz kalon në raundin tjetër

by

Pas gati katër orësh lojë e mundi kilianin Nicolas Jarry 6-3 6-7 (6/8) 6-3 7-5

Carlos Alcaraz kaloi me nota të shkëlqyera provën e parë reale të dy javëve të Wimbledon.

Numrit 1 të botës iu desh të luftonte për gati 4 orë për të mundur Nicolas Jarry (nr. 25), por ai më në fund ia doli dhe përparon në Church Road. Ai mundi fituesin e Geneva Open 6-3 6-7 (6/8) 6-3 7-5 në një ndeshje shumë të bukur.

Carlos Alcaraz e kishte shumë punë kundër një kundërshtari që kishte një normë goditjeje prej 74 përqind në topat e shërbimit të parë. Në setin e katërt ai shmangu 4-0 falë forcës së tij. Ndoshta kiliani nuk ishte në gjendje të gjente energjinë e nevojshme për të shtyrë Carlos Alcaraz në një set të rrezikshëm të pestë.

Carlos Alcaraz, fituesi i ATP 500 në Queen’s, arriti suksesin e tetë radhazi dhe arriti në raundin e 16-të. Në sfidën e radhës ai do të përballet me fituesin e ndeshjes mes kampionit olimpik Alexander Zverev dhe italianit Matteo Berrettini.

REZULTATET

Wimbledon. Raundi i 16-të në individuale për meshkuj: Novak Gjokovic (SRB) b. Stan Wawrinka (SUI) 6-3 6-1 7-6 (7/5) Carlos Alcaraz (ESP/1) b. Nicolas Jarry (CHI/25) 6-3 6-7 (6/8) 6-3 7-5. Daniil Medvedev (RUS/3) b. Marton Fucsovics (HUN) 4-6 6-3 6-4 6-4. Stefanos Tsitsipas (GRE/5) b. Laslo Djere (SRB) 6-4 7-6 (7/5) 6-4. Jiri Lehecka (CZE) b. Tommy Paul (USA/16) 6-2 7-6 (7/2) 6-7 (5/7) 6-7 (9/11) 6-2. Christopher Eubanks (USA) b. Christopher O’Connell (AUS) 7-6 (7/5) 7-6 (7/3) 7-6 (7/2).

Raundi i 16-të në individuale për femra: Marie Bouzkova (CZE/32) b. Caroline Garcia (FRA/5) 7-6 (7/0) 4-6 7-5. Petra Kvitova (CZE/9) b. Natalija Stvanovic (SRB) 6-3 7-5. Beatriz Haddad Maia (BRA/13) b. Sorana Cirstea (ROU) per 6-2 6-2. Ekaterina Alexandrova (RUS/21) b. Dalma Galfi (HUN) 6-0 6-4.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy