Dëmtohet përsëri kanali Ibër–Lepenc në Zubin Potok, policia nis hetimet

by engel

Një tjetër incident është regjistruar në kanalin e Ibër–Lepencit në komunën e Zubin Potokut, ku një pjesë e tij është dëmtuar qëllimisht nga persona të panjohur. Policia e Kosovës ka konfirmuar se dëmtimi ka ndodhur mes datave 22 dhe 25 nëntor.

Sipas raportit policor, dyshohet se sulmi është kryer me mjete të forta, duke shkaktuar dëmtim të infrastrukturës së kanalit, i cili ka rëndësi të madhe për furnizimin me ujë në pjesë të mëdha të vendit.

banner

“Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Autoritetet kanë hapur rastin dhe po punojnë për identifikimin e të dyshuarve, ndërsa kompania “Ibër-Lepenc” pritet të vlerësojë shkallën e dëmit dhe ndikimin e mundshëm në furnizimin me ujë të zonave të prekura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy