RTK-ja ekzekuton pagat për tetor dhe nëntor, Hundozi: Po e rikthejmë stabilitetin financiar

by engel

Radio Televizioni i Kosovës ka ekzekutuar pagat për muajt tetor dhe nëntor, pasi Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete shtesë për funksionimin e transmetuesit publik. Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i cili theksoi se pagesat janë bërë të mundura pas përpjekjeve të vazhdueshme institucionale për ta tejkaluar krizën financiare në të cilën ndodhej RTK-ja.

Hundozi u shpreh se mungesa e vendimmarrjes në Kuvend kishte krijuar vështirësi serioze për institucionin, por pavarësisht sfidave, puna dhe përkushtimi i stafit e kanë mbajtur funksional transmetuesin publik. Ai falënderoi punëtorët për durimin dhe besimin gjatë kësaj periudhe të vështirë.

banner

Sipas tij, viti ka qenë i mbushur me pengesa financiare, por megjithatë RTK-ja ka shënuar përparime në raportet e brendshme me punëtorët, në forcimin e ligjshmërisë dhe në zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë vendorë e ndërkombëtarë.

Hundozi tha se pas formimit të Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare, prioritet mbetet gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme ligjore për financimin dhe funksionimin afatgjatë të RTK-së. Ai theksoi se institucioni ka një vizion të qartë për t’u konsoliduar si transmetues publik modern dhe i pavarur, duke premtuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e këtij objektivi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy