Përparim Rama: Prishtina vazhdon me hapat vendimtarë drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030

by engel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Asambleja e Jashtëzakonshme e ICMG-së ka miratuar prezantimin e propozimit dhe vazhdimin e përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Ky vendim konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme për kryeqytetin dhe për shtetin e Kosovës në rrugën drejt këtij eventi madhor sportiv.

Rama u shpreh se Prishtina po ecën me siguri drejt vitit 2030, me vizion të qartë dhe me një plan të strukturuar që synon ta pozicionojë qytetin si organizator të denjë të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive rajonale. Ai theksoi se Lojërat Mesdhetare përfaqësojnë shumë më tepër se garë sportive, duke përfshirë zhvillimin urban, ndërtimin e infrastrukturës moderne, krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe promovimin ndërkombëtar të kryeqytetit.

banner

Në reagimin e tij, kryetari i Prishtinës ka shprehur falënderime për Komitetin Olimpik të Kosovës, Administratën e Kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces. Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, të cilët kanë mundësuar qasjen në det – një element i rëndësishëm që e forcon dimensionin mesdhetar të projektit.

Rama ka theksuar se puna për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 sapo ka nisur dhe se ky proces do të realizohet përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjitha institucioneve përfshirëse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy