Kica-Xhelili: Mërgata do të votojë masovikisht, por jo në restorante militantësh

by Nexhat

Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së, ka reaguar pasi anëtarë të Vetëvendosjes po e akuzojnë LDK-në, për faktin se PZAP ndaloi absurditetin e lejimit te votimit jashtë Kosovës nëprër restorante e kulte religjioze.

PZAP e ktheu ligjshmërinë, që votimet të bëhet nëpër institucione të Republikës.

banner

Kica-Xhelili është shprehur se mërgata do të votoj masovikisht, por jo nëpër ristorante militantësh aty ku mund të keqpërdoret vullneti i tyre.

E plotë:

Imagjinoni, gjithë kjo zhurmë e VV-së, veç pse PZAP nuk i la që:

1. Përveç ambasadave e konsulatave, të votohet nëpër restorane e lokale militantësh, pa kurrfarë sigurie.

2. Të dërgohen fletëvotimet me e-mail (e pastaj ata t’i printojnë me dhjetëra e t’i mbushin para televizioneve sikurse kemi pasur raste që sot trajtohen nga prokuroria), por fletëvotimi t’i shkoj direkt në adresë nga shteti.

Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”.

O, mërgata do të votojë MASOVIKISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy