Azemi: LVV trembet nga vota e lirë, prandaj duan t’i shpërndajnë kutitë e votimit nëpër salla dasmash

by Nexhat

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi tha se LVV-ja po ka “shumë frikë nga kutitë e votimit”, duke iu referuar kërkesës së partisë së Albin Kurtit që mërgimtarëve t’u lejohet të votojnë edhe në hapësira alternative, përveç përfaqësive diplomatike.

“Si duket, disa kanë aq shumë frikë nga kutitë e votimit, sa që po kërkojnë t’i shpërndajnë si dhuratat në dasma në salla dasmash. Por, demokracia nuk është “aheng privat”. Në vend që të merremi me planet e së ardhmes e të zhvillimit, ne sot po diskutojmë ide absurde për proceset zgjedhore”, shkroi ai në një postim në Facebook.

banner

“Kjo është pasojë e keqqeverisjes, jo e krizave imagjinare”, tha ai.

Azemi thotë se LVV-ja “trembet nga vota e lirë dhe nuk ka më besim as te vetja, prandaj edhe kërkon rrugë të çuditshme, të rrezikshme e të papranueshme”.

“Asnjëherë demokracia e një vendi nuk rrezikohet nga opozita, por nga qeveritë që harrojnë kufijtë e përgjegjësisë dhe këtë po e shohim çdo ditë. Sa herë që institucionet devijojnë nga standardet, humbësi i vetëm është qytetari”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy