Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka bërë thirrje që qeveria në detyrë të ndajë sa më shpejt buxhetin për operacionet zgjedhore.
Sipas Gashit, ndarja e buxhetit është parakusht thelbësor për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet, pasi asnjë proces prokurimi apo kontraktimi nga Sekretariati i KQZ-së nuk mund të nisë pa financimin e siguruar, raporton lajmi.net
“Çdo përpjekje për ta parcializuar buxhetin do të konsiderohet ndërhyrje dhe cenim i procesit zgjedhor. Prandaj, buxheti duhet të ndahet pa humbur kohë, në çdo cent, ashtu si është kërkuar,” tha Gashi.
Postimi i plotë i tij:
Ndarja e buxhetit për operacionet zgjedhore është parakusht thelbësor për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet. Asnjë proces prokurimi apo kontraktimi nuk mund të nisë nga Sekretariati i KQZ-së pa siguruar më parë buxhetin. I bëj thirrje qeverisë në detyrë që urgjentisht të ndajë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja! Çdo përpjekje për ta parcializuar buxhetin do të konsiderohet ndërhyrje dhe cenim i procesit zgjedhor. Prandaj, buxheti duhet të ndahet pa humbur kohë, në çdo cent, ashtu si është kërkuar

