Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka kërkuar që kompania e Vuk Hamoviqat të sanksionohet, e jo t’i bëhen transaksione për furnizim të energjisë në Kosovë.
EFT-ja e manjatit serb Vuk Hamoviq, e cila tregton energji elektrike përmes Malit të Zi në Kosovë, është padrejtësi e cila sipas Azemit po i bëhet atyre që nuk jetojnë më dhe familjeve që humbën gjithçka në Kosovë.
“EFT e Vuk Hamoviqit, djalit të një gjenerali që ka luftuar kundër shqiptarëve, duhet të sanksionohet dhe të futet në listë të zezë. Djem e vajza të Kosovës u flijuan që sot Kosova të mos i përkulet askujt”, shkruan Azemi
Prandaj, sipas Azemit, pyetja që po i dhemb secilit shqiptar është: “Si ka mundësi që paratë e qytetarëve tanë përfundojnë tek EFT e Vuk Hamoviqit, djali i një gjenerali që luftoi kundër nesh?”
Sipas tij, kjo është hajni e pastër e këtyre që i kanë kapë institucionet e shtetin.
“Është padrejtësi ndaj atyre që nuk janë më, ndaj familjeve që humbën gjithçka, ndaj çdo shqiptari që e di se liria nuk ka çmim”

