Euronews: Ky është Marselo Arani, një nga të dyshuarit për ekzekutimin e Mondi Mëhallës

by Nexhat

Personi në foto është Marselo Arani, i dyshuar si një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla.

32-vjeçari nga Elbasani ishte në arrest shtëpie, ndërkohë që në muajin qershor Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.

banner

Arani akuzohet se bashkë me 35-vjeçarin Armando Kola, banues në Laç, kanë ekzekutuar biznesmenin 43-vjeçar në Elbasan.

Biznesmeni u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, në makinën e tij ndërkohë, policia e Elbasanit ka vënë në pranga Xhino Ago (ish-ortak me viktimën) dhe Kujtim Pishën (rojen e karburantit në pronësi të Mëhallës).

Kush është Marselo Arani

Më 4 dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro. Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar më 1 dhjetor 2024 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u sekuestruan 1 apartament në Durrës dhe 3 automjete, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohet se kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 32-vjeçarit.

I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

“Si rezultat i operacionit ‘Resource’, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale. Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, informoi policia në atë kohë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy