Në një deklaratë surprizuese për Kosova Live në T7, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se roli i tij në proceset e Gjykatës Speciale është shumë më i madh sesa e dinë qytetarët.
Dedaj u shpreh se ka “bërë histori” me dëshminë e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, por se përmbajtja e plotë e asaj dëshmie mbetet e pa zbuluar ende në publik.
“Kam bo HISTORINË me dëshminë time për UÇK-në në Hagë. Qytetarët nuk e dinë çka kam thënë. Do të flasë publikisht vetëm kur të përfundojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, tha Dedaj.
Ai insistoi se e vërteta e asaj që ka deklaruar është “e fuqishme” dhe se nuk dëshiron të
ndikojë në proceset në vazhdim.
“Jam shumë i lumtur që kam pas guxim, burrni dhe kurajo për ta bërë këtë. Kam bo HISTORINË me dëshminë time për UÇK-në” shtoj tutje Dedaj.

