Ambasada amerikane: Përpjekjet e VV-së për të ndalur certifikimin e “Srpska”-s minojnë stabilitetin dhe partneritetin me SHBA-në

by informim peje

Ambasada amerikane ka thënë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Srpska janë shkurtpamëse e përçarëse.

Reagimi i ambasadës vjen pasi dje Komisionit Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Ambasada paralajmëroi se këto veprime dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik që SHBA e pezulloi për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy